Selimi: Është për keqardhje implikimi i zyrtarëve të tjerë në rastin e 16-vjeçares

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 13:06 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Pas raportimit, zëvendëskryetari i parë i komisionit, Rexhep Selimi, tha se është për keqardhje rasti i vajzës 16 vjeçares nga Drenasi.

Sipas tij, është fat i keq që në rastin e 16-vjeçares nga Drenasi, janë të inkriminuar edhe persona të tjerë.

“Opinioni vazhdon ta trajtojë këtë temë për fat të keq nuk po mbeten të inkriminuarit e vetëm polici e profesori por paska edhe të implikuar të tjerë edhe avokati i cili po njihet si hero në publik shpresoj që viktima të jetë viktima e vetme. Paska edhe të implikuar të tjerë dhe shpresoj që institucionet e sigurisë të i shkojnë deri në fund këtij rasti. Edhe ju mediet duhet të keni qasjen e duhur që mos t’i mbroni kriminelët”, tha Selimi, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se grupi punues për mbikëqyrjen e Inspektoratit të Punës, do t’i sjellë rekomandimet në komision pastaj do të përcillen për seancën e Kuvendit.

“Ekziston një grup punues për mbikëqyrjen e Inspektoratit të Punës, grup i cili javën e ardhshme do ia sjell rekomandimet komisionit e pastaj të sillen për seancë”, shtoi Selimi.

Të ngjashme