Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë se rezultatet që po vijnë nga terreni vetëm sa po e thellojnë fitoren e këtij subjekti politik.
“Nuk është befasi që Vetëvendosje të del fituese në këto zgjedhje për shkak të parakushteve që janë krijuar”, tha ai, në RTV Dukagjini.
Selimi ka thënë se tashmë nuk ka dilemë se Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet parlamentare.
Ai ka thënë se merita për këtë fitore më së shumti u takon aktivistëve që kanë punuar për këtë ditë.
Selimi thotë se është e rëndësishme që mazhoranca e re nuk do të varet nga Lista Serbe e as nga individët siç ka ndodhur në të kaluarën.
Ai ka thënë se në bazë të parashikimeve, pritet të fitojnë rreth 1/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.