Selimi-Hotit: S’je i serbishtes sikurse shefi yt, duhej t’i flisje shqip Vuçiqit

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 13:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rexhep Selimi i Lëvizjes Vetëvendosje ka pasur vetëm kritika në adresë të kryeministrit, Avdullah Hotit, sa i përket përfaqësimit në Bruksel në dialogun me Serbinë.

Selimi ka thënë se Hoti atje ka shkuar pa agjendë dhe pa platformë dhe pa koordinim me opozitën.

“Hoti s’kishte as platformë as ekip e as agjendë. Nëse thoni se Kushtetuta është platforma, sepse pikërisht Kushtetuta thotë që të mos shkoni atje. A i bije që po e negocioni Kushtetutën, meqë po e merrni si platformë. Por u ktheve dhe ti. Atë ditë e dhe një arsye pse u ktheve. Dhe prapë shkove. Dhe a humben arsyet pse u kthyet nga rruga e Washingtonit.  Z. Hoti mos u qaj atje ku s’duhet, se këtu mund të qahesh”, ka thënë Selimi.

Selimi e ka kritikuar Hotin edhe për emërimin e Skënder Hysenit koordinator, duke i thënë se për një gjë të tillë se ka përkrahjen e partnerëve të koalicionit por vetëm të presidentit, Hashim Thaçi.

Edhe për përgjigjen e shkurtër të Hotit në serbisht për Vuçiqin, Selimi ka thënë se nuk do të duhej të nodhte, pasi sipas tij Hoti nuk është i serbishtes sikurse Isa Mustafa.

“Emërimi i koordinatorit. A po e bëni të njëjtën gjë si Ramush Haradinaj i cili ia delegoi dialogun presidentit. Z.Hoti më fal që po ta them, por doja ta dija si përgjigje: A duhet që para se të shkosh në bisedime me Vucicin që ta mësosh Serbishten. Ti nuk je i serbishtes, për dallim nga shefi yt i partisë. Ti është dashur që t’i përgjigjeshe shqip. Na turpnove kryeministër”, ka shtuar tutje deputeti i VV’së.

Përveç tjerash Selimi i ka thënë Hotit se po përdoret nga Thaçi dhe Vuçiqi, dhe se pasojat për këtë gjë do t’i bartë Kosova.

“Ata po të përdorin. Por t’i je afruar që ata të të përdorin. Ti ndoshta s’i sheh pasojat kur ata të përdorin. Por pasojat bien mbi Kosovën.

Përveç që ty po të pëlqen që të jesh top ping-pongu në lojën Thaçi-Vucic. Shkuat te Vucici të zhveshur pa legjitimitet e pa dinjitet. Ju e keni vetëm përkrahjen e presidentit. As partnerët e koalicionit spo iu përkrahin. Vetëm presidenti i përshëndeti emërimin e Skënder Hysenit”, ka thënë Selimi.

Të ngjashme