Selimi: Jemi duke punuar në hartimin e Strategjisë kundër dhunës në familje

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Në shënim të fillimit të fushatës 16 ditët e aktivizmit global me moton “Financo, Përgjigju, Parandalo dhe Mbledh të dhëna”, objekti i Qeverisë ku ndodhet Ministria e Drejtësisë sot është ndriçuar me ngjyrë të portokalltë.

Institucionet e Kosovës, e sidomos Ministria e Drejtësisë, janë të përkushtuara për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se janë duke punuar në hartimin e Strategjisë Kundër Dhunës në Familje

“Si Ministri e Drejtësisë përmes marrëveshjes së bashkëpunimit me rrjetin e shitësve me pakicë kemi mundësuar punësimin e grave që janë viktima të dhunës në familje dhe të mbijetuarve seksualë gjatë luftës. Jemi duke punuar në hartimin e Strategjisë Kundër Dhunës në Familje dhe së fundi Kuvendi Kosovës i dha votën Konventës së Stambollit, e cila më së miri tregon për te drejtat dhe pozitën e gruas. Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i kryej të gjitha obligimet e saj ligjore dhe institucionale për parandalimin e dhunës ndaj grave, si kauzën më të nevojshme në shoqëri”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme