Selimi: Kurti shkoi në seminar majtist, e jo në takim të nivelit të lartë mes kryeministrave të rajonit

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në një konferencë në Greqi.

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, e quajti “një çarje më shumë” në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe “bojkot” nga ana e Kurtit, mospjesëmarrjen e këtij të fundit në takimin në Tiranë.

“Një çarje më shumë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës pasi Kryeministri Albin Kurti vendosi të bojkotojë një takim të nivelit të lartë mes kryemenistrave të Ballkanit Perëndimor për të koordinuar bashkëpunimin rajonal. Në vend të kësaaj, ai shkon në një seminar majtist fundjavor në Greqi të mbajtur nga George Papandreou”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Të ngjashme