Selimi përkujton 18-vjetorin e çlirimit të Klinës

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 18:39 | Nga

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka për përkujtuar ditën e clirimit të Klinës, duke përshëndetur kështu luftëtarët e Brigadës 113 të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe gjithë clirimtarët e qytetit të Klinës me rrethinë.

Përmes një postimi në Facebook, Selimi thotë se sot 18 vite më parë luftëtarët e Mujë Krasniqit ngritën flamurin e lirirsë në këtë komunë.

Ja postimi i tij:

Më 18 Qershor 1999, luftëtarët e Mujë Krasniqit ngritën flamurin e Lirisë ne Klinë.

Sot, në 18 vjetorin e çlirimit të Klinës i uroj dhe i përshëndes luftëtarët e Brigadës 113 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë çlirimtarët e Qytetit të Klinës me rrethinë.

No automatic alt text available.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme