Selimi: Qeveria Hoti përmbysi menaxhimin e mirë të pandemisë, duhet të japë dorëheqje

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se Qeveria Hoti e përmbysi situatën me menaxhimin e pandemisë.

Ai në seancën e Kuvendit për raportimin e kryeministrit Hoti për punën e Qeverisë gjatë 100 ditëve të para, tha se Kosova në qeverisjen Hoti ka qenë shembull i keq i menaxhimit të pandemisë.

Selimi po ashtu ka thënë se Qeveria Hoti është jo legjitime.

“Qeveria Hoti u formua me vota të deputetëve që ishin në arrati e tani janë në burg dhe e varur nga Lista Serbe”, tha Selimi.

Selimi duke ju referuar fjalimit të Hotit se kanë rregulluar raportet ndërkombëtare, ka thënë se një gjë e tillë është bërë me Serbinë, ndërsa sa i përket raportove Kosovë-Shqipëri ai ka thënë se ato kurrë nuk kanë qenë të rrënuara, sepse  Edi Rama  nuk është Shqipëria.

“Ju keni rregulluar raportet vetëm më Serbinë. Sa i përket Shqipërisë, a jeni normal, si mund të thoni se raportet me shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë nuk kanë qenë të mira, asnjëherë s’ka pasur probleme. Edi Rama nuk është Shqipëria”, tha Selimi.

Ai tha se nënshkimi dhe udhëtimi i Hotit në Washington do ti shkaktojë dëme të mëdha Kosovës.

“z. Hoti të vetmen të mirë që mund t’ia bësh Kosovës është të japësh dorëheqje”, tha Selimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme