Ekonomia Online
FUNDIT

Selimi thotë se Kosova do tu qëndrojë në krahë të gjithë luftëtarëve të lirisë

Selimi thotë se Kosova do tu qëndrojë në krahë të gjithë luftëtarëve të lirisë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Kosova do t’iu ofrojë kushtet e nevojshme për mbrojtje të gjithë luftëtarëve të UÇK-së, të cilët akuzohen nga Gjykata Speciale. Ai këto komente i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me sekretarin e OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ku edhe kanë diskutuar për arrestimet e fundit. “Me […]

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Kosova do t’iu ofrojë kushtet e nevojshme për mbrojtje të gjithë luftëtarëve të UÇK-së, të cilët akuzohen nga Gjykata Speciale.

Ai këto komente i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me sekretarin e OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ku edhe kanë diskutuar për arrestimet e fundit.

“Me Faton Klinakun, Sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës, këmbyem mendime për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimet e krerëve të OVL-së. Ministria e Drejtësisë do të iu qëndrojë krah të gjithë̈ luftëtarëve të lirisë̈, duke iu ofruar kushtet e nevojshme për mbrojtje bazuar në ligjin dhe udhëzimet administrative në fuqi”, thuhet në postimin e tij.

Të ngjashme