Kuvendi ka zgjedhur dy anëtarë të ri të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Selman Hotin dhe Izet Rushitin, raporton Ekonomia Online.
Emrat e kandidatëve të tjerë për anëtarë të Bordit të ZRrE-së kanë qenë: Bekim Jakupi, Fadil Ismajli, Naim Sahiti, Skënder Buja.
Bordi ka gati një vit që nuk është funksional shkaku që tre anëtarëve të tij iu ka skaduar mandati. Qeveria me datën 22 dhjetor të vitit të kaluar ka marr vendim për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Konkursi për anëtarë të Bordit të ZRRE-së ishte shpallur më datën 14 tetor 2017.
Gjithashtu Kuvendi ka zgjedhur Ilaz Rudarin për anëtar të bordit për Ankesa. Rudaku morri 90 vota përderisa Blerim Shefqeti 13 vota. Në votim morën pjesë 108 deputetët, 5 vota ishin të pavlefshme.