Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme për Saranda Bogujevcin.
Selmanaj i tha se të gjithë ata që kanë reaguar duhet të shikojnë emisionin pasi ajo çfarë ka thënë është se “Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi këto tema të ndjeshme që dikush provon me ndërtu kauzë politike”, duke shtuar se krejt kjo është një fushatë shpifëse kundër tij.
Selmanaj tha se për fatin e keq Lëvizja Vetëvendosje po e përdorë këtë për fushatë zgjedhore.
Postimi i plotë:
Nuk ka të ndalur hovi i manipuluesve dhe shpifësve për qëllime të ulta politike.
Po e ndjej për obligim njerëzor që të japë sqarim për të gjithë ata që nuk kanë pas rastin ta shikojnë emisionin “Pressing” mbrëmë në Televizionin T7.
Normalisht që ky sqarim nuk vlen për manipuluesit, shpifësit dhe argatët e së keqes në këtë vend.
Deklarata ime e mbrëmshme është thënë vetëm dhe vetëm në këtë kontekst: MJAFT më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike.
Kushdo që provon që me tema të tilla të ndërtojë kauzë politike kundër kundërshtarëve politik, apo të provojë që mbi to të ndërtojë karrierë politike është TURP, TURP që as toka nuk mund ta mbajë.
Kemi obligim kombëtar dhe shtetëror që temat e tilla si kjo e të pagjeturve t’i trajtojmë me dinjitetin dhe ndjeshmërinë më të lartë njerëzore dhe shtetërore.