Selmanaj: Dita e 70-të nën sanksione, shkaku i Kurtit dhe qeverisjes së tij

Prishtinë | 06 Sht 2023 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se sot janë bërë 70 ditë prej kur Kosovës i janë vënë sanksionet nga Bashkimi Evropian.

Ai ka shkruar se Kurti “më në fund e ka pranuar që sanksionet po e dëmtojnë Kosovën financiarisht dhe politikisht”.
“Po i dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe bizneset e Kosovës.”

Por, Selmanaj shton se ajo që Kurti po e fsheh është “se pas 24 viteve Kosova PËR HERË TË PARË ndëshkohet me sanksione nga bota demokratike dhe aleatët tanë”.

“Mirëpo ajo çka Kurti po fshehë është se pas 24 viteve Kosova PËR HERË TË PARË, ndëshkohet me sanksione nga bota demokratike dhe aleatët tanë, edhe kjo ndodh për shkak të tij dhe gjatë qeverisjes së tij.”

Të ngjashme