Kërkesa e Ramush Haradinajt, pretendent për kryeministër i koalicionit PAN, për takime me Vetëvendosjen dhe koalicionin LAA, shpalos shumë paqartësi, sipas anëtarit të LDK’së, Driton Selmanaj.
Ai ka thënë në Rubikon të KTV’së se kërkesa zyrtare e Haradinajt nuk ishte proceduralisht e përpiluar mirë.
Selmanaj ka shtuar se qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë se nuk “ka hapësirë për bashkëpunime me AAK-në derisa është pjesë e koalicionit me PDK-në”.
“Më mirë zgjedhim opozitën”, ka shtuar ai.
E për takimin veç e veç të Haradinajt me deputetët e zgjedhur, Selmanaj nuk e vlerëson si praktikë të mirë.
Selmanaj theksoi se në këtë fazë, një takim me Haradinajn do të ishte krejtësisht i parëndësishëm dhe nuk do të bënte që të ndryshonte mendimin apo pozicionin e tij brenda subjektit që përfaqëson.