Selmanaj: Kur morëm qeverinë flisnit për kufi në Ibër, tash mendoni si të marrim territor në Serbi

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj lavdëroi punën e qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

“Ne e kemi marrë Kosovën të izolume, e kemi marrë Kosovën të pa sigurt dhe shumë fragjiile, e kemi marrë Kosovën pa fije dinjiteti”, tha Selmanaj.

“Kur e kemi marrë qeverinë na akuzonit se mund ta vendosim kufirin në Ibër kurse tash po flisni se qysh t’i marrim disa toka në kuadër të Ujmanit në Serbi, tash po doni edhe të hyni në Serbi. Vërejeni vetën sa shumë keni ndryshuar dhe kjo është rezultat i punës tonë”, tha Selmanaj.

“Tash nuk po thoni se shkoi Mitrovica por po hyni në Serbi”, shtoi ai.

Duke folur për 100 ditëshin e qeverisë, Selmanaj përmendi punët e qeverisë Hoti.

“Nuk kemi shkel asnjëherë Kushtetutën, nuk kemi kërcënuar gjyqtarë dhe nuk kemi organizuar protesta, nuk kemi marrë teste nga Serbia, nuk kemi ndërtuar teori konspirative, nuk kemi fyer dhe gënjyer emisarët amerikanë, nuk e kemi izoluar Kosovën, nuk i kemi vënë sanksione, nuk kemi afera korruptive, nuk kemi mbajt takime në Kopaonik”, tha ai.

Të ngjashme