Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj maunës me foto të Putinit që ka qarkulluar sot në Kosovë.
Selmanaj ka thënë se me Recpirocitetin Kurti i është dëshiruar mirëseardhje Putinit në Kosovë.
Ai gjithashtu ka kërkuar që Prokuroria e Kosovës menjëherë të nisë hetim të pavarur rreth këtij skandali.
Lexoni postimin e tij:
Reciprociteti Kurti, i paska dëshiru mirëseardhje Putinit në Kosovë. Bravo, bre ‘patriota’!
Kallëzoni Veton Surroit, se në kohën e ‘cubave’ e kishim shiju një spektakël fishekzjarresh me këtë maune, e sot me ‘sovjetikët’ e tij, po e shijojme foton e Putinit duke qarkulluar rrugëve të Kosovës.
P.s.
Prokuroria e Kosovës duhet menjëherë të nisë hetim të pavarur lidhur me hyrjen dhe qarkullimin e lirshëm nëpër Kosovë të kësaj maune që përmban mesazh politik prorus në Kosovë. Ky skandal, nuk guxon assesi të kalojë në heshtje apo harresë pa i vënë para përgjegjësisë të gjitha ata që janë të përfshirë drejpërdrejt apo tërthorazi në këtë operacion provokues ndaj shtetit tonë.