Selmanaj: RTK-ja dhe sulmi ndaj mediave profesioniste, tregon logjikën kapëse të sektit Vetëvendosje

Prishtinë | 20 Gus 2024 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj lidhur me skandalin e RTK-së, ka thënë se po shkelen të gjitha ligjet, parimet dhe standardet etike dhe s’po merret asnjë masë ndëshkuese ndaj sektit të Kurtit.

Në një postim në Facebook ai ka thënë se në vend që të largohen militantët e VV-së (Dejona, Krasta, Rilind Gervalla &co) që janë porositësit e “fake news”, po largohen profesionistët.

RTK dhe sulmi ndaj medieve e gazetarëve profesionistë, është vetëm njëri nga segmentet ku shpërfaqet logjika kapëse e sektit LVV!

Postimi i plotë:

Dikur, kur ndodhte ndonjë skandal, së paku dikush suspendohej ose merreshin masa tjera ndaj atyre keqbërësve.

Sot, e keqja ka triumfuar mbi të mirën. Shërbimi ndaj Kurtit si lider i sektit ka arritur kulmin. Po shkelen të gjitha ligjet, parimet dhe standardet etike, duke mos ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese ndaj anëtarëve të sektit te tyre.

Në vend që të largohen militantët e VV-së (Dejona, Krasta, Rilind Gervalla &co) që janë porositësit e fake news, në pamundësi për të ndryshuar diçka për mirë, po largohen profesionistët.

RTK dhe sulmi ndaj medieve e gazetarëve profesionistë, është vetëm njëri nga segmentet ku shpërfaqet logjika kapëse e sektit LVV!

Të ngjashme