Selmanaj: Stacionit të Autobusëve i mungon truri menaxherial

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 12:11 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Stacionit të Autobusëve” Sh.A., Prishtinë.

Emin Sylejmani ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në Stacionin e Autobusëve tha se përballen me probleme ku një ndër kryesoret ishte punësimi enorm, që është bërë gjate vitit të kaluar, raporton EkonomiaOnline.

“Të gjitha të gjeturat që janë paraqit në këtë raport, qëndrojnë. Sa i përket vlerësimit të aseteve ne nuk thojmë që nuk është bërë kurrë vlerësimi aseteve. Kur jemi kthyer pas luftës e kemi bërë këtë vlerësim dhe e kemi ruajtur sot e kësaj dite. Ne e dimë që standardet e kërkojnë vlerësimin mirëpo nuk është bërë për shkak të kushteve. Ne vitin 2017 kanë ndodhur punësim enorm. Këtë vit nuk kemi pas punësime. Për shkak të kërcënimeve që më janë bërë është dashur ta punësoj një sigurim për mua,” është shprehur Sylejmani.

Deputeti Valon Ramandani paraqiti disa nga problemet në të gjeturat e raportit të auditorit.

“Planifikimi i shpenzimeve ishte shumë më i lartë se të hyrat për 17%. Shpenzimet për paga dhe mëditje janë rritur dhe janë punësuar njerëz përtej pritshmërive. Blerja e mallrave dhe shërbimeve pa procedura të prokurimit. Mungesa e një liste të rreziqeve financiare, mos përgatitja e raportit të knaqshmërisë se konsumatorit”, tha ai.

Kryetari i komisionit Driton Selmanaj tha se sipas raportit të auditorit për Stacionin e Autobusve aty mungon truri menaxherial.

“Sipas të dhënave shohim se aty mungon truri menaxherial. Ne po presim raportin tjetër që të shohim menaxhimin tuaj”, tha ai.

Të ngjashme