Në kryqëzimin e rrugëve Muharrem Fejza dhe Ernest Koliqi (apo kthesa te EULEX-i), do të vendosen semaforë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti përmes Facebook-ut.
I pari i Prishtinës thotë se vendosja e semaforëve në këtë pjesë të kryeqytetit do të bëhet për shkak të qarkullimit të shtuar në drejtim të rrugës Holger Pedersen, makinat nuk i japin përparësi rrugës kryesore dhe shkakton tollovi në komunikacion.
“Këto ditë do të vendosen semaforë në kryqëzimin e rrugëve Muharrem Fejza dhe Ernest Koliqi (apo kthesa te EULEX”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Po sot, Ahmeti ka njoftuar se edhe në kryqëzimin te Furra ‘Qerimi’ do të vendosen semaforët, me qëllim të shmangies së aksidenteve të trafikut që janë shpeshtuar kohëve të fundit në këtë pjesë të kryeqytet