Sëmundja e mistershme vret qentë në Norvegji

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Një sëmundje e mistershme ka vrarë një numër qensh në Norvegji gjatë ditëve të fundit, thonë zyrtarët.

Autoriteti Norvegjez për Sigurinë e Ushqimit tha se mbi 40 qenë ishin sëmurë me të vjella dhe diarre dhe disa prej tyre më vonë vdiqën.

Rastet e para ishin në kryeqytetin Oslo, dhe të tjerët që prej asaj kohe janë raportuar në të paktën 13 qytete të tjera.

Instituti i Veterinarisë tha se ishte e paqartë nëse dy llojet e dyshuara të baktereve të gjetura në autopsi ishin shkaktari i këaj sëmundje.

Transmetuesi kombëtar Norvegjez NRK raporton se gjithsej 25 qenë kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Të ngjashme