Sëmundja e rëndë i merr jetën në moshë të re aktorit të njohur

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit, ku aktori kanadez Kenneth Mitchell që luajti disa personazhe të Star Trek ndërroi jetë pas komplikimeve nga një sëmundje nervore.

Ai ndërroi jetë të shtunën, sipas një deklarate të lëshuar nga llogaria e tij në Instagram, ku shkruhet se aktori kishte 5 vite që vuante nga sëmundja e rëndë.

Gjithashtu theksohet se Mitchell u përball në mënyrë dinjitoze me sëmundjen dhe se jeta e tij ishte plot humor dhe dashuri.

“Me zemër të rëndë njoftojmë vdekjen e Kenneth Alexander Mitchell, babait, bashkëshortit, vëllait, xhaxhait, djalit dhe mikut të dashur të shumë njerëzve.

Për pesë vjet e gjysmë Ken u përball me një sërë sfidash të tmerrshme nga ALS. Dhe në mënyrën më të vërtetë të Kenit, ai arriti të ngrihej mbi secilin me përkushtim për të jetuar një jetë të plotë dhe të gëzueshme në çdo moment

Ai jetoi sipas parimeve se çdo ditë është një dhuratë dhe se ne nuk ecim kurrë vetëm. Jeta e tij është një shembull i ndritshëm se sa i plotë mund të jetë njeriu kur jeton me dashuri, dhembshuri, humor, përfshirje dhe komunitet”, thuhet në deklaratën në Instagram.

Të ngjashme