Sëmuret Aleksandar Vuçiq, anulon të gjitha aktivitetet

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq anuloi disa takime që kishte dje dhe sot për shkak të shëndetit.

Kjo është konfirmuar nga këshilltarja për media e presidentit serb, duke thënë se shumë shpejt ai do të kthehet për tu takuar me Presidenten e Komisionit Evropian dhe për tu marrë me Kosovën.

“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, nesër Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë” Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, ka thënë ajo për Euronews.

E pyetur nëse publiku duhet të shqetësohet, ajo u përgjigj negativisht.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme