Drejtori i spitalit në qytetin e Jodhpur të Indisë ka deklaruar sot në këtë spital ka ardhur ish sekretarja e ShBA-së Hillary Clinton, pasi që kishte pësuar një lëndim të vogël në hotelin lokal.
Drejtori i spitalit Suresh Gojal ka thënë se Clinton u pranua në mëngjes ku ka qëndruar për rreth 15- 20 minuta.
Gojal nuk ka dashur të theksoj se cili ka qenë shkaku që Hillary ka qenë në spital, njofton gazetametro.net.
Burimet thonë se Clinton i ka pasur nyejt e lënduara, por nuk dihet se a është lënduar sot në hotel apo nga rasti që i ndodhi para disa ditëve, ku duke zbritur shkallëve, Clinton rrëshqiti disa here.