Senatori amerikan Scott akuzon Kinën për sabotim të zhvillimit të vaksinës

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Senatori amerikan Rick Scott ka thënë se SHBA-ja ka dëshmi që Kina po mundohet ta ngadalësojë apo sabotojë zhvillimin e vaksinës për COVID-19 nga shtetet perëndimore.

“Ne duhet të zhvillojmë këtë vaksinë. Për fat të keq kemi dëshmi se Kina komuniste po mundohet të na sabotojë apo ngadalësojë”, ka thënë senatori republikan në intervistë për “BBC”. “Kina nuk do që ne…ta bëjmë këtë së pari, ka vendosur të jetë kundërshtare e amerikanëve dhe mendoj se edhe e demokracisë në gjithë botën”.

I pyetur se çfarë dëshmi ka SHBA-ja, Scott, ka refuzuar të jap detaje, por ka thënë se ka ardhur nëpërmjet inteligjencës.

“Kjo vaksinë është shumë e rëndësishme për të gjithë ne që të fillojë ekonomia jonë sërish. Ajo që unë besoj është se pavarësisht nëse Anglia do ta zhvillojë e para apo Amerika, ne do ta ndajmë këtë. Kina komuniste, nuk do ta ndajë me tjerët”, ka shtuar Scott.

Të ngjashme