Senatorja amerikane: Mbështes të drejtën e popullit të Kosovës për zgjedhje të lira

Prishtinë | 09 Shk 2025 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Elissa Slotkin senatore e Shteteve të Bashkuara për Michiganin, ka shkruar për zgjedhjet në Kosovë.

Ajo në profilin e saj në ‘X’, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një partneritet të qëndrueshëm të rrënjosur në vlerat dhe miqësinë e përbashkët demokratike.

“Ndërsa populli i Kosovës shkon drejt qendrave të votimit të dielën, unë mbështes të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet vendeve tona”, shkroi ajo.

Të ngjashme