Serbët e Kosovës nesër te Vuçiqi “për t’i koordinuar hapat e mëtejshëm”

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari Listës Serbe, Goran Rakiq, thotë se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nesër, të enjten, në Beograd do të takohen me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se takimi do të zhvillohet për t’u marrë vesh rreth hapave të tjerë kundër asaj që ai e ka quajtur “krizë e shkaktuar nga Prishtina në dëm të të drejtave ekonomike të bashkësisë serbe dhe ndaj kërcënimeve e provokimeve të reja” .

Rakiq në deklaratën për tanjug ka thënë se serbët në Kosovë do të luftojnë ekskluzivisht me protesta paqësore të pa dhunshme kundër “masave të shkeljes së të drejtave të njeriut nga Prishtina”.

“Do të luftojmë për të drejtën që të mbetemi në vatrat tona dhe nuk do të biem pre e asnjë provokimi”, ka thënë ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme