Veriu nuk respekton Krishtlindjen katolike

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Komunat veriore që veprojnë  paralelisht me komunat legale me shumicë serbe, përkundër që sot është ditë pushimi për nderë të festës së Krishtlindjeve katolike, ata po punojnë.

Në veri shihen vetura zyrtare të Republikës së Kosovës duke lëvizur dhe kryer aktivitete, raporton arbresh.info.

I ashtu quajturi shef i Qarkut të Mitrovicës, Slavko Simiq, që nga orët e hershme të mëngjesit është duke e përdorur veturën zyrtare për këtë qëllim.

Edhe Komuna e Shtërpcës dhe Graqanicës nuk po e respektojnë këtë festë, shkruan arbresh.info.

Përveç komunave paralele aktivitetet janë duke zhvilluar edhe institucionet arsimore dhe bizneset private.

Komunat me shumicë serbe janë kryesisht besimtarë ortodoks, por pavarësisht kësaj në të gjithë vendin është festë zyrtare.

Ortodoksët festojnë Krishtlindjen më 7 janar, ndërsa katolikët më 25 dhjetor.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme