“Serbët janë okupatorë”, zyrtari i Federatës Malazeze të Futbollit i hallakatë serbët me komentin e tij

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Milovan Djukanovic, shef i departamentit ndërkombëtar të Malit të Zi i ka çmendur serbët me komentin e tij të fundit.

Ai në fakt ka komentuar në rrjetin social “Facebook”, ku i ka quajtur serbët si okupatorë, të cilët ishin internuar gjatë aksionit ushtarako-policor “Stuhia” në Kroaci në vitin 1995, shkruan “Gazeta Express”.

Serbët e kanë quajtur si skandaloz këtë koment dhe si një mesazh të turpshëm, ndërsa habiten se si Federata e Futbollit të Malit të Zi e as presidenti Dejan Savicevic nuk e ka bërë asnjë reagim.

“Ata nuk e festuan persekutimin e serbëve, por çlirimin e kroatëve nga pushtuesit (okupatorët)”, ka komentuar Djukanovic nën linkun e portalit kroat “Vecernji”, me titullin:

“Përsëri sulm mediatik serb: Pankarta e turpshme në Split, e festuan persekutimin e serbëve”.

Me këtë rast, Djukanovic iu doli në krahë kroatëve, ndërsa serbët e dënuan ashpër këtë koment të zyrtarit të Federatës Malazeze të Futbollit. 

Të ngjashme