Përfaqësuesit e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe ata të serbëve nga Kosova, kanë zhvilluar një takim në Zveçan, nga ku është thënë se procedimi i projektligjit për Trepçën në Kuvend të Premten, do të jetë e papranueshme.
Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë për gazetarët pas takimit se Ligji për Trepçën mbetet një letër e vdekur, për shkak se çështja e Trepçës nuk mund të zgjidhet pa një marrëveshje me autoritetet serbe.
Petkoviq ka thënë se Kombinati Trepça është në pronësi të Republikës së Serbisë dhe Fondit për Zhvillimin e Republikës së Serbisë, me mbi 55 për qind të aksioneve të përfshira në kapitalin e përgjithshëm të Trepçës.
Po ashtu një nga dy ministrave serbë në qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq, ka thënë në njërën nga mbledhjet e Qeverisë, se miratimi i projektligjit për Trepçën, është në kontrast me të gjitha interesat e komunitetit serb në Kosovë.