Serbët në Gorazhdec s’i shesin truall policit kosovar, premtimi i Thaçit mbetet i parealizuar

Prishtinë | 28 Kor 2016 | 08:11 | Nga

Askund në fshatin Gorazhdevc të Pejës nuk vërehet të ketë nisur ndërtimi i shtëpisë së premtuar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për policin e Kosovës, Dimitrije Beshoviq.

Malazezit të vetëm me uniformë të policisë së Kosovës, 31-vjeçarit Beshoviq, shtëpia i është premtuar nga presidenti Thaçi më 18 maj, kur ai e ka vizituar familjen Beshoviq në fshatin Gorazhdevc, për hir të ditës së pavarësisë së shtetit të Malit të Zi, më 21 maj.

Mirëpo, kanë kaluar dy muaj e themeli ende nuk ka nisur të hapet.

“Në fshatin Gorazhdevc nuk po do askush të më shes tokë për ndërtimin e shtëpisë, për shkak se ka qenë tek unë presidenti Thaçi dhe për shkak se unë jam malazez”, pohon Beshoviq./KD/

Të ngjashme