Ekonomia Online
FUNDIT

Serbët në veri brohorasin kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe

Serbët në veri brohorasin kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe

Qytetarë serbë janë mbledhur në veri të Mitrovicës, pasi në mesditë u dëgjuan sirenat në atë zonë.   Sirenat më vonë u ndalën, por qytetarët Akoma po qëndrojnë të mbledhur në një pjesë të Mitrovicës Veriore. Siç raporton medium serb “Kossev”, qytetarët janë dukshëm të pakënaqur me situatën dhe publikisht shprehin pakënaqësinë e tyre me […]

Qytetarë serbë janë mbledhur në veri të Mitrovicës, pasi në mesditë u dëgjuan sirenat në atë zonë.  

Sirenat më vonë u ndalën, por qytetarët Akoma po qëndrojnë të mbledhur në një pjesë të Mitrovicës Veriore.

Siç raporton medium serb “Kossev”, qytetarët janë dukshëm të pakënaqur me situatën dhe publikisht shprehin pakënaqësinë e tyre me Listën Serbe dhe brohorasin kundër presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

Këto zhvillime ndodhën pas arrestimit të një personi, për të cilin dha detaje Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, njoftoi Sveçla.

https://www.youtube.com/watch?v=aXmzSklrNW8

Të ngjashme