Serbët që protestuan afër kufirit kthehen në shtëpi

Prishtinë | 18 Dhj 2022 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Serbët të cilët u mblodhën për të protestuar afër kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, janë kthyer ngadalë nga kishin ardhur.

Disa nga prijësit e protestës ishin të maskuar. Ata kishin një komunikim me tone të ashpra me policinë serbe, një kordon i së cilës po qëndronte para tyre.

Në një moment, protestuesit ia mësynë për ta kaluar kufirin, por u penguan nga policët. Ata insistuan për pak që t’i afroheshin pikës kufitare, andej së cilës po qëndronin trupa të KFOR-it.

Serbët e mbledhur në afërsi të kufirit dogjën një transparent ku shkruante “Marrëveshja e Brukselit”.

Të ngjashme