Serbët sulmojnë tre shqiptarë në veri të Mitrovicës

Mitrovicë | 27 Qer 2017 | 12:25 | Nga

Tre shqiptarë e kanë pësuar daljen për shëtitje në sheshin e ri në Mitrovicën e Veriut. Ata janë sulmuar nga disa serbë, identiteti i të cilëve akoma nuk është marrë vesh as nga Policia.

Rasti mësohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15, shkruan gazetametro.net.

Sipas Policisë, sulmuesit janë të nacionalitetit serb. Raportohet se njëri nga viktimat ka marrë lëndime në kokë. Rasti është iniciuar në veri, mirëpo ende nuk janë identifikuar të dyshuarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme