Serbi nga Ranillugu: Jam shantazhuar nga një zyrtare serbe, ja pse po largohemi nga Kosova

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Me vite të tëra është raportuar se serbët që jetojnë në Kosovë janë shantazhuar vazhdimisht nga Serbia.

Të gjitha ankesat që ata bëjnë në të ashtuquajturën zyra për Kosovë, mbesin aty.

Askush nuk merr mundin që të merret me problemet e serbëve të Kosovës. Ose edhe nëse këta serbë ngrehin zërin, e ardhmja e tyre e jetesës në Kosovë bëhet e vështirë. Kosova për ata bëhet vend i pajetueshëm, dhe kjo jo për shkak të institucioneve të Kosovës, por atyre serbe.

Është kjo arsyeja për të cilën ata i drejtohen një faqeje në Facebook, e cila publikon të gjitha problemet që këta serbë kanë e askush nuk merret me ta. As Institucionet paralele serbe që janë krijuar për këtë punë.

Këtë herë kjo faqe ka publikuar ankesën e një serbi nga Ranillugu.

Të gjitha ankuesit mbesin anonim për shkak të frikës.

Ky serb ka publikuar një bisedë në Viber me Kryetaren e Trupit të Përkohshëm të Komunës së Kamenicës Tanja Aksiq. Ai thotë se ka punuar si bartës i atyre që merrnin pjesë nëpër protesta që thirreshin nga Serbët dhe Serbia.

Ai pretendon se është shantazhuar keq nga Aksiq. Thotë se ka vendosur që ta publikojë këtë shantazh për të treguar se si duken kohët e fundit për serbët në Kosovë.

Ankuesi: “Mirëdita Kryetare, kur mund të vij në shtëpinë tuaj për një intervistë. a mund te me thuash qe te di kur te vij. Do te doja te me përgjigjesh”.

Kryetarja: “Nesër në 8 në Kamenicë. Më duhet një raport për të paraqitur, nëse nuk shkon… nuk ka asgjë”

Ankuesi: “…Te shërbej për 4 vjet dhe përsëri kur të vijnë zgjedhjet, nëse mendoni kështu, mos ngurroni te paraqisni një raport kujt te doni dhe me hiqni nga ajo liste. Jepi atë 50% dikujt që tashmë ka të ardhura mbi 200 mijë, nuk më duhen. Do t’ia dalim nëse jo këtu diku tjetër”.

Kryetarja: “Nuk e kuptoj çfarë po shkruan? Në bazë të raportit janë bërë edhe vazhdime të kontratave”

Ankuesi: “Është në rregull nëse nuk kupton, unë të kuptoj plotësisht”.

Kryetarja: “Padyshim që nuk po e ndiqni fare situatën”

Ky familjar thotë se jeton me fëmijë në Kosovë dhe se pagë nga komuna ka marrë sipas kontratës së punës së përkohshme për 50% të punës, për muajin dhjetor kur është nënshkruar kontrata dhe janar kur ka përfunduar kontrata, më saktësisht 31.01.2024.

Por kjo kontratë sipas tij përfundoj pasi i njëjti u ankua.

“Për këtë angazhim 50% në komunë, e kisha obligim me i dërgu njerëzit në protesta me veturë ose me i ftu ata për protestë. Meqë nuk e kreva “obligimin e punës”, punëtori i komunës më solli një aneks të kontratës, pasi që e vjetra skadoi në fund të janarit dhe meqë e ngrita zërin. Nuk e nënshkrova, sepse nuk dua më të shantazhohem dhe të jetoj në Kosovë në kushte të tilla”

“Ja pse serbët po largohen nga Kosova. Shtrohet pyetja, si mundet dikush që ka shitur pasuri të paluajtshme në Kosovë dhe tani i ka në Serbinë qendrore, të ua shkatërrojë jetën serbëve që jetojnë me fëmijë në Kosovë?”

Të ngjashme