Serbia falënderon Korenë Veriore që s’e njeh Kosovën

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 16:05 | Nga

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka biseduar sot me ambasadorin e Koresë Veriore në Beograd Ri Yong-Du, i cili në Serbi është i akredituar me bazë jorezidenciale nga Rumania dhe e ka falënderuar atë për qëndrimin e vendit të tij për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net

Ambasador Ri Yong-Du ka shfaqur gatishmërinë për shtimin e bashkëpunimit ekonomik të Koresë Veriore me Serbinë duke përkujtuar marrëdhëniet e dikurshme të vendit të tij me ish-Jugosllavinë

Ai, siç përcjell FoNet, ka konfirmuar përkrahjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, përkatësisht mosnjohjen e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme