Serbia kërkon përkrahjen e vendeve të painkuadruara kundër Kosovës

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 19:10 | Nga

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, sot në konferencën ministrore të Lëvizjes së vendeve të painkuadruara në Baku, Azerbaixhan, ka ftuar vendet anëtare t’iu kundërvihen përpjekjeve të Kosovës që të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, transmeton Koha.net.

“Shfrytëzoj këtë rast që edhe një herë të apeloj tek ju që të qëndroni fuqimisht në mbrojtjen e normës ndërkombëtare të rendit juridik dhe të vazhdoni në pozicionin e mosnjohjes si dhe në kundërshtimin e përpjekjeve të Kosovës për të afirmuar aspiratat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, citon agjencia serbe e lajmeve beta të ketë thënë Daçiq.

Ai ka falënderuar shumë vende të kësaj lëvizjeje që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ,siç ka thënë, e ka respektuar integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë si dhe ka përfillur parimet e të drejtës ndërkombëtare, të Kartës së KB-së dhe të Rezolutës 1244 të KS të KB-së.

“Në Kosovë janë të pranishme edhe më tej shumë sfida e situata shumë komplekse politike e të sigurisë, për çfarë dëshmojnë edhe ngjarjet e fundit të 26 marsit, kur me aksion brutal të njësiteve speciale policore të Kosovës, është rrahur dhe arrestuar drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, i cili është edhe negociatori kryesor në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës e janë plagosur 36 serbë”, ka thënë Daçiq.

Ai ka folur edhe, për siç ka thënë, gjendjen e vështirë e serbëve dhe për rrezikimin trashëgimisë së tyre kulturore në Kosovë.

Daçiq ka folur edhe për ato që ai i ka quajtur përpjekje paqësore për t’u zgjidhur problemi me Kosovën dhe në këtë kontekst ai ka përmendur marrëveshjen e Brukselit.

Në fund ai përshëndetur Dokumentin përfundimtar të Lëvizjes në të cilën thuhet se duhet përkrahur sovraniteti dhe integriteti territorial i vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme