Serbia: Nëse Haradinaj zgjidhet kryeministër, ky do të ishte problem

Prishtinë | 28 Maj 2017 | 11:35 | Nga

Nëse Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministet i Kosovës pas zgjedhjeve më 11 qershor, kjo do të shkaktonte vështirësi dhe problem në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. kështu ka sot ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburovic, raportojnë mediat serbe.

Ajo më tej shtoi se Serbia është e angazhuar për paqen dhe stabilitetin, dhe do të vazhdojë për të përmirësuar përmes një procesi të dialogut dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

E ndërkohë koalicioni PDK-LDK-NISMA kanë vendosur që Ramush Haradinaj, të jetë kandidat për kryeministër. Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 11 qershor.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme