Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje në Bukuresht ka biseduar me nënkryetarin e Turqisë, Fuat Oktaj, rreth vizitës që presidenti i Turqisë, Recep Tayiip Erdogan, do ta bëjë së shpejti në Beograd.
Gjatë kësaj vizite, që pritet të realizohet në majin që vjen, dy vendet do ta shënojnë 140 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërsa temë do të jetë edhe situata në Bosnjë e Hercegovinë.
“Mendoj se mekanizmi i bashkëpunimit trialetral Serbi-Turqia-BeH ka potencial të rëndësishëm dhe mundëson intensifikimin e bashkëpunimit konkret në shumë fusha me interes të përbashkët”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Vuçiq.
Erdogani dhe Vuçiqi pritet ta inaugurojnë fillimin e punës për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë, investim i Turqisë.