Ka kohë që kemi hyrë në një fazë të amnistimit të përgjithshëm politik dhe historik. Prandaj, është e pamundur të kemi rezultate tjera, për aq kohë sa dominon ky qëndrim.
Fatkeqësisht në politikën kosovare mirëmbajtja e pushtetit deri më tani në masë të madhe është kushtëzuar nga gatishmëria për të të bërë kompromise me Serbinë.
Në të kaluarën ish-pushteti justifikohej me trashëgiminë e luftës. Kjo e fundit u sherbente si nje lloj mburoje morale për këtë proces.
Kurse pushteti aktual justifikohet se e ka trashëguar këtë gjendje nga kompromiset e mëhershme që i kishte bërë ish-pushteti sepse ishte i shantazhuar për shkak të korrupsionit. Me këtë strategji pushteti aktual tenton t’i ketë dy përfitime kryesore.
Që edhe pse i po i shpërfill premtimet e bëra sa ishte në opozitë, përsëri të shfaqet si viktimë në sytë e opinionit. Dhe të shfajësohet për veprimet e tij.
Kurse, deri sa brenda nesh vazhdon kjo betejë, Serbia del në fund e zhveshur nga çdo përgjegjësi për të bëmat e saj gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ashtu siç ndodhi sonte.