Serbia ta njohë Pavarësinë, Kosova të ofrojë status special për Kishën Serbe

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 08:25 | Nga

Në një studim të publikuar nga fondacioni grek “Eliamep”, Dimitris A. Moschopoulos propozon thelbin e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Aty theksohet se marrëveshja duhet të përmbajë pranimin që Serbia nuk e posedon shtetësinë e Kosovës. Por kërkon që Kosova ta avancojë autonominë për “trashëgiminë fetare dhe kulturore serbe” përtej asaj çfarë ofron Plani Ahtisaari.

Propozon status “eksepsional”, shkruan sot Koha Ditore. Shprehja “eksepsional” ka kuptimin e përjashtimit total nga juridiksioni vendor të një institucioni, objekti apo personi.

Moschopoulos ka shkruar se propozimi nuk duhet të interpretohet në asnjë mënyrë sikur nënkupton ndonjë lloj eksterritorialiteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme