“Serbia do të anëtarësohet në BE pa territorin e Kosovës”

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 14:13 | Nga

Zëvendëskryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Branko Ruzhiq, ka deklaruar që nuk është e domosdoshme që të njohin pavarësinë e Kosovës, për anëtarësimin e Serbisë në BE, duke përjashtuar territorin e Kosovës.

“Në qoftë se vende anëtarë të BE-së, si Sllovakia dhe Spanja nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, nuk do të duhej ta njohim as ne. Serbia do të bëhet anëtare e BE-së me përjashtim të territorit të Kosovës” ka thënë Ruzhiq.

Megjithatë Ruzhiq beson që anëtarësimi do të ndodhë pas shtatë apo tetë viteve, duke shtuar që ka mjaft kohë për të gjetur një zgjidhje funksionale për problemin, duke shtuar që politikanët nga Kosova dhe Serbia duhet të kenë një qasje me pragmatike.

Ndër të tjera ai vlerësoi që negociatat për pranim në BE janë duke përparuar, shkruan Tanjug.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme