Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka konfirmuar se ata do ta formojnë një grup punues për mbështetje logjistike ndaj presidentit, Aleksandër Vuçiq dhe gjithë qytetarëve që duan të marrin pjesë në dialogun me Kosovën.
Ajo ka thënë se ka folur me Vuçiq rreth dialogut dhe kanë nënvizuar se ai duhet të ftojë secilin që dëshiron të bëhet pjesë e këtij procesi, shkruan Tanjug.
Brnabiq ka thënë se shpreson që shumë qytetarë të Serbisë të përfshihen në këtë nismë.