Serbia do të kërkojë nga shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini, një shpjegim për falënderimet e pranuara nga Prishtina në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për faktin se siç tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq “ata po planifikojnë një Asociacion të komunave serbe”.
Ai theksoi se pesë vjet kanë kaluar që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe se komuniteti ndërkombëtar donte që të formohej Asociacioni tgjë që do të duhej të ndodhte deri më tani, transmeton Klan Kosova.
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të qëndrojë sot për vizitë në Serbi ku do të takohet me kreun e këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.