I gjithë personeli i Ambasadës së Serbisë në Shkup sot është tërhequr për konsultime në Beograd, njofton Alsat-M.
Një dokument me përmbajtje të këtillë ka pranuar Ministria e Jashtme e Maqedonisë, por në të nuk janë theksuar arsyet e tërheqjes së diplomatëve serbë.
Nga MPJ-ja thonë se në komunikim me palën serbe po tentojnë t’i mësojnë arsyet e një hapi të këtillë.
Sipas konventës së Vjenës, Maqedonia ka marrë masa për mbrojtjen, sigurinë dhe integritetin e Ambasadës së Serbisë në Shkup.