Serbia tërheq diplomatët nga Maqedonia, nuk jepen arsye zyrtare

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 08:38 | Nga

I gjithë personeli i Ambasadës së Serbisë në Shkup sot është tërhequr për konsultime në Beograd, njofton Alsat-M.

Një dokument me përmbajtje të këtillë ka pranuar Ministria e Jashtme e Maqedonisë, por në të nuk janë theksuar arsyet e tërheqjes së diplomatëve serbë.

Nga MPJ-ja thonë se në komunikim me palën serbe po tentojnë t’i mësojnë arsyet e një hapi të këtillë.

Sipas konventës së Vjenës, Maqedonia ka marrë masa për mbrojtjen, sigurinë dhe integritetin e Ambasadës së Serbisë në Shkup.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme