Serbia vazhdimisht e tërheq Kosovën në temën e luftës

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 01:04 | Nga Kimete Berisha

Mbasi që dihet kush është ‘Kasapi i Ballkanit’, pse Kosova e ka amnistuar kasapin, duke mos e paditur.

Ato që i tha Donika Gërvalla në OKB i ka thënë para saj në mënyrën më të përsosur Vlora Çitaku.

Donika Gërvalla i lexoi në letra statistikat e vrasjeve, përdhunimeve dhe shkatërrimeve që ka bërë Serbia në Kosovë – Këto statistika dihen.

Asgjë e re nën këtë qiell.

Serbia vazhdimisht e tërheq Kosovën në temën e luftës dhe Kosova vazhdimisht në OKB sillet sikur dje ka përfunduar lufta.

Asnjëherë deri sot Kosova nuk u soll në OKB si shtet i pavarur që kërkon të ardhme.

Ky popull mjaftohet që dikush ia numëroi
Serbisë krimet që i ka bërë.

Serbia e di çfarë krimesh ka bërë në Kosovë, krejt bota e di, prandaj perendimi na ka shpëtuar.

Serbia është e qetë derisa shqiptarët mjafohen me fjalë.

Jo i thashë – jo më tha. Jo – ashtu – jo kështu: fjalë – thjesht fjalë.

Ti përgjigju në pyetjen: Pse nuk ekziston asnjë padi e shqiptarëve kundër Serbisë!

Pse Kosova një herë në vit e akuzon me fjalë Serbinë për gjenocid, por nuk është në gjendje një padi ta bëj kundër Serbisë, së paku për fëmijët e masakruar shqiptarë!

Kush të ndalon të kërkosh drejtësi për fëmijët e vrarë!
Si quhet ai Ligj që të ndalon të kërkosh drejtësi?’

Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri përditë u thonë të vrarëve në varreza:
‘Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për Ju’ – ende pa ia nisur të kërkojnë drejtësi.

Ndalu ti së kërkuari drejtësi – Veç nisja një herë…mangup.

Janë të frikshëm (edhe me gjak dhe me masakra bëjnë politikë), i kanë rehabilituar vrasësit e shqiptarëve – duke mos i paditur.

Serbia i padit shqiptarët e pafajshëm dhe krijon dosje të rrejshme kundër shqiptarëve – e Kosova nuk është në gjendje një kriminel serb ta padis për vrasjen e civilëve shqiptarë.

Edhe kur viktimat shqiptare të përdhunimit gjatë luftës i kanë identifikuar dhunuesit serbë, ky sistem i Kosovës, kjo Drejtësi i ka liruar nga faji.

Kosova zyrtare, qe 23 vite e rehabiliton Serbinë, duke mos e paditur bash për asnjë krim.
Kështu ju do Serbia.

Fjalët i merr era.
Fjala e shqiptares kundër serbit dhe anasjelltas – ky është nivel i grindavecëve.

Pse po pranon të grindesh me kriminelë serbë: PADITI!

P.S. Krahasimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe lufta për çlirim e Kosovës nga Serbia do të
mund të bëhej vetëm në rast se Serbia e ripushton shtetin e Kosovës – e as atëherë!

Të ngjashme