Sergio Aguero mund jetë larguar pak nga skuadra e Argjentinës, pas një vere kaotike të angazhuar në Kampionatin Botëror 2018.
Por duket se ai ka gjetur mënyra të tjera për të shijuar pushimet ndërkombëtare, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Aguero vazhdon të injorohet në nivel ndërkombëtar dhe është lënë jashtë skuadrës përsëri përpara ndeshjeve të tyre me Meksikën këtë muaj.
Sulmuesi i Manchester City u fotografua të hënën në mbrëmje, në Los Anxhelos nën shoqërinë e një femre misterioze në klubin e natës, “Peppermint”.
Aguero dukej mjaft me stil i veshur xhinse dhe një xhup të markës “Gucci”.
Nuk dihet nëse femra me të cilën është fotografuar, është e dashura e tij aktuale.
Sido që të jetë dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, dhe mbetet të shihet nëse vërtet do të ketë një zyrtarizim të kësaj lidhje.