Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos është futur në histori të Ligës së Kampionëve.
Lojtari i Realit arriti që të ngriste në qiell një tjetër trofe të Championsit.
Ai u bë futbollisti i parë (kapiten) që udhëhoq ekipin e tij drejt tri finaleve të njëpasnjëshme, që nga Franz Beckenbauer në vitet 1974/76.
Ramos mbrëmë fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin, të tretin me radhë, duke mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-1.
Edhe pse kishte shumë polemika dhe komente negative, për shkak se lëndoi Mohammed Salah, Ramos mbetët një ikonë e Realit dhe një prej mbrojtësve më të suksesshëm në Europë.