Sërish nuk e merr mbështetjen e Kuvendit projektligji për shëndetin riprodhues

Prishtinë | 08 Qer 2023 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Për herë të tretë ka dështuar në Kuvend votimi në parim i projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Edhe pse në Kuvend pati më shumë deputetë, në dy herë që u tentua, ligji mori më pak se 60 vota dhe sërish s’ka arritur të marrë mbështetjen për miratim.

Ky projektligj ka nxitur debat në vend që kur u prezantua për herë të parë para deputetëve. Disa deputetë të pushtetit patën dalë kundër e duke nxitur edhe reagime të organizatave joqeveritare.

Projektligji parasheh që shërbimi IVF të aplikohet edhe në sektorin publik, pasi deri tash mundësohej vetëm në klinikat private në Kosovë dhe jashtë vendit.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, pati thënë se e kundërshton idenë që e drejta e fertilizimit të asistuar mjekësor t’u jepet edhe grave të pamartuara. Kjo pati nxitur përplasje me bashkëpartiaken e tij, Saranda Bogujevci. Pas reagimit, Bogujevci u bë epiqendër e fyerjeve në rrjete sociale.

Të ngjashme