Server tregon çfarë do të kërkojë Vuçiq nga ShBA-ja

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 13:44 | Nga

Daniel Server, profesori universitar dhe njohësi i mirë i zhvillimeve në Ballkan ka komentuar vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Server thotë se kjo vizitë e Vuçiq do të ndihmojë për të vendosur marrëdhënie më të mira dhe më direkte mes Serbisë e SHBA-ve.

“Besoj se Vuçiq do të kërkojë gjithashtu mbështetje për ambiciet e Serbisë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian”, tha Server për Tanjug.

Vuçiq në këtë vizitë të tij në Amerikë do të ketë takim me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme