Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se asgjë nuk mund të dëmtojë më së shumti rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian sesa ndryshimi i kufijve dhe nxitja e qëndrimeve që ai i ka quajtura ‘irredentiste’, gjë të cilën thotë se disa politikanë tundohen ta bëjnë disa herë.
Këto qëndrime Serwer i ka dhënë teksa ka folur rreth çështjes së “A do të vazhdojnë shqiptarët në 6 shtetet të ndryshme të Ballkanit, apo do të ndryshojnë marrëveshjen kufitare ekzistuese”, raporton Gazeta Express
Sipas tij, Washingtoni dhe Brukseli duhet të qëndrojnë një zëri në kundërshtimin e krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.
“Një gjë e tillë (Shqipëria e Madhe), do të drejtonte drejt lëvizjeve katastrofale të popullatave dhe në një rritje të madhe të destabilizimit”, ka shtuar tutje Serwer.
Ndër të tjera, Serwer ka thënë se synimi i Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë shërimi i ‘sëmundjeve’ që i kanë brenda kufijve, dhe të kultivojnë raporte të mira me fqinjët, dhe gjithashtu të mbajnë lidhjet kulturore në mes shqiptarëve që jetojnë në shtete tjera