Sevilla ngec ndaj Celtas, Bilbao fiton derbin bask

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Sevilla e Julen Lopeteguit pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para ngeci në javën e 3-të të La Ligas pasi u ndal në një barazim 1-1 ndaj Celta Vigos në Ramon Sanchez Pizjuan. Andaluzianët i dhanë mundësinë Atleticos së Madridit që nëse fiton të dielën ndaj Eibarit të kryesojë i vetëm La Ligan.

Edhe pse gjeti golin shumë vonë pikërisht në minutën e 81-të me Franco Vasquez, Sevilla nuk arriti të ruante epërsinë dhe në minutën e 84-t ish lojtari i Barçës Denis Suarez barazoi për Celta Vigon duke u hequr fitoren nga duart vendasve.

Për momentin Sevilla e ndan vendin e parë në kuotë barabartë pikësh 7 me Athletic Bilbaon. Në San Mames bardhekuqtë fituan pastër derbin bask ndaj Real Sociedad me shifrat 2-0 falë golave të Inaki Williams dhe Raul Garcias

Të ngjashme